PANXHARI DHE DARDHËT SHËROJNË SHUMË SËMUNDJE

  • 16 January 2018 - 08:34
PANXHARI DHE DARDHËT SHËROJNË SHUMË SËMUNDJE

Nëse dëshironi të hani diçka të shëndetshme, provojeni këtë përzierje. Panxhari është i pasur me minerale, shëron pagjakësinë dhe enët e gjakut, derisa dardhët me minerale dhe me vitamina përmbajnë sasi të madhe me fibra që përmirësojnë tretjen. Çfarë ndodh nëse përzieni disa përbërës të caktuar: Përbërësit: 500 gr panxhar, 50 ml uthull, gjysmë lugë piper të bardhë, 150 gr dardhë, 50 gr xhelatinë nga boronicat, 1 lugë miell me niseshte, 1 lugë sheqer, pak kripë. Përgatitja: Panxharin e shpëlani, e qëroni dhe e preni në rriska të holla. Në enë hidhni uthullën, 1 dl ujë, erëzoni me kripë dhe piper, shtoni panxharin dhe zieni në zjarr të lehtë. Dardhët i qëroni dhe hiqni bërthamat dhe preni në rriska. Para se panxhari të zbutet, shtoni dardhët dhe zieni edhe për 10 minuta. Para se ta shërbeni, përzieni miellin me 2 lugë ujë dhe me xhelatinë boronice, shtoni panxharit me pak uthull dhe piper të bardhë. 

(Kosova Sot)