Vajzat me ciklin menstrual para moshës 12 vjeçe, më vonë rrezikohen nga sulmi në zemër dhe në tru

  • 17 January 2018 - 14:28
Vajzat me ciklin menstrual para moshës 12 vjeçe, më vonë rrezikohen nga sulmi në zemër dhe në tru

Vajzat që kanë cikël menstrual para moshës 12 vjeçe, për 10 për qind janë më të rrezikuara se do të pësojnë sulm në zemër apo pikën në tru më vonë në jetën e tyre, sugjeron studimi i fundit. Kjo është krahasuar me femrat që ishin 13 vjet e më të vjetra, kur kishin ciklin e parë menstrual. Ato femra që kanë një cikël në moshë të re, ka gjasa të kenë komplikime në shtatzëni më vonë, një menopauzë të hershme - që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, thonë ekspertët. Studimi, i bërë nga "The George Institute" për "Global Health" te "University of Oxford", nuk ka ofruar ndonjë shpjegim për të gjeturat. Por, studimi i ri ka gjetur fakte se ato femra që kalojnë më herët në pubertet - para moshës 13 vjeçe - i bën dy herë më të prira që më pas të pësojnë pikë në tru e, sipas tyre, kjo ndodh si pasojë e qarkullimit jo të mirë në trup. Kjo mund të çojë në reduktimin e sasisë së oksigjenit që arrin në tru, duke shkaktuar vdekjen e indeve që më pas dërgon në pikë vdekjeprurëse në tru, paralajmërojnë ekspertët. Për më shumë, ekspertët sugjerojnë se te vajzat me pubertet të hershëm ka fakte që janë rritur edhe normat e mbipeshës e cikli i hershëm është faktor. 

(Kosova Sot)