Ilaçet shtëpiake, disa prej tyre bizare, në të cilat mbështetemi

  • 18 January 2018 - 08:37
Ilaçet shtëpiake, disa prej tyre bizare, në të cilat mbështetemi

QIMJA E QENIT, PËR TA LUFTUAR DEHJEN

Shumë njerëz betohen në faktin se 'qimja e flokut që ju ka kafshuar, që si pije alkoolike është kura më e mirë për dhimbjet e kokës që shfaqen pas dehjes. Por, për fat të keq, nuk ka fakte shkencore për këtë, thotë Dr. Emeka Okorocha. Dr. Okorocha ka shpjeguar se simptomat e pas-dehjes zakonisht janë kombinim i dhimbjeve të kokës, etje, dhimbje, turbulencë, fryrje dhe zemërim i përgjithshëm, e të gjitha këto arrijnë majat kur niveli i alkoolit në gjak arrin në zero.

VENDOSJA E  VAJIT TË ULLIRIT NË VESH PËR TË LEHTËSUAR DHIMBJEN E VESHIT APO PËR TË HEQUR DYLLIN

Nëse ju është formuar dyllë, veshtë ndihen të thatë, keni të krua apo dhimbja mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit. Shumica e njerëzve besojnë se disa pika vaj ulliri në kanalin e veshit mund të ndihmojnë në zbutjen e dyllit. Në fakt, uebsajti i NHS-së rekomandon atë. Citojmë: 'Zakonisht dylli nga veshtë bie vetvetiu. Nëse nuk e bllokon veshin tuaj, hidhni dy apo tre pika vaj ulliri apo vaj të bajameve dy herë në ditë për disa ditë rresht. Sido që të jetë, Dr. Martin Scurr, që i trajton pacientët për më shumë se 30 vite, paralajmëron kundër ilaçeve shtëpiake, përfshirë vajin e ullirit.

KONSUMIMI I KAROTAVE PËRMIRËSON SHIKIMIN

Gjenerata të tëra fëmijësh është dashur t'i konsumojnë karotat me premtimin se kjo perime është e mirë për shikimin. Kjo ide rrënjët i ka nga fushata e propagandës nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë luftës, "British Royal Air Force" kishin zhvilluar një lloj teknologjie të radarit që ju ndihmonte pilotëve t'i rrëzojnë aeroplanët gjerman gjatë natës. Por, në mënyrë që teknologjinë e re ta mbajnë sekrete, qeveria kishte thënë se ishin karotat ato që qëndronin prapa suksesit të pilotëve. Sipas një artikulli të publikuar nga "Berkeley Wellness", bërë në bashkëpunim me "University of California", "Berkeley", "School of Public Health", kjo pjesë pjesërisht është e vërtetë. "Karotat janë të pasura me betakarotinë, të cilën trupi e konverton në vitamina A, molekulë kyçe për të pasur një shikim normal'.

SHPËLARJA ME UJË TË NJELMËT PËR TË ZBUTUR DHIMBJET E FYTIT

Nënat dhe gjyshet në krejt globin përsëritin besimin se shpëlarja e fytit me ujë të ngrohtë me kripë lehtëson dhimbjet e fytit. Po del se kanë të drejtë: jo vetëm se ofron lehtësim, po ka edhe veti të dobishme parandaluese. Kjo sipas Dr. Sorana SegalMaurer, shef te "Dr. James J Rahal Jr Division of Infectious Disease" në Nju-Jork. Për "Web MD" ka thënë: 'Krijohet një barrierë e madhe me kripë që tërheq shumë lëngje nga indet, kështu që në fakt shpëlahet virusi dhe nxirret jashtë. Kripa funksionon si magnet për ujë. Edhe nëse e përpini pak, ju ndihmon te dehidrimi'.

APLIKIMI I GJALPIT PËR TË LEHTËSUAR TË DJEGURAT

Sipas "Dermatology Clinic" te "University of Arkansas for Medical Sciences", është shumë me rëndësi që menjëherë ta ftohni lëkurën pasi që jeni djegur. Kjo ndihmon ta ndaloni dëmin nga procesi i të djegurave. Duke hedhur gjalpë në vendin ku jeni djegur kjo i përkeqëson gjërat, kjo ngadalëson lirimin e nxehtësisë nga lëkura. Mënyra më e mirë për ta përmirësuar këtë gjendje është me ujë të ftohtë.

LËNGU I LIMONIT PËR VENDIN KU JENI KAFSHUAR NGA INSEKTET

Nëse vendi ku ju ka kafshuar një mushkonjë po ju çmend si pasojë e të kruarave, thuhet se disa pika lëng limoni e lehtësojnë gjendjen dhe të kruarat. Dr. Paul Ringel, internist me "Advocate Illinois Masonic Medical Center" në Cikago, ka thënë se edhe lëngu i limonit dhe ai i limesë përmbajnë përbërës kundër mikrobeve dhe baktereve, duke i shndërruar në zgjedhje të përsosur për kafshimin nga mushkonja.

 

(Kosova Sot)