Shurupi shërues kundër mbipeshës

  • 21 January 2018 - 12:23
Shurupi shërues kundër mbipeshës

Yndyra mbetet në gjak si pasojë e mënyrës së jetës, por nganjëherë në pyetje është gjenetika. Kjo pije le të jetë pjesë rutinë e mëngjesit tuaj dhe do të bëni shumë për shëndetin tuaj. Nëse brengoseni shkaku i nivelit të yndyrës dhe kolesterolit në gjak, përgatiteni këtë pije dhe ta pini për çdo mëngjes. Ju paraqesim recetën për shurupin shërues, i cili rregullon nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak, por edhe ndihmon të humbni në peshë.

Përbërësit:

1 kg limonë;

-majdanoz;

-3 litra ujë;

-2 lugë sodë bikarbonati.

Përgatitja:

Limonët i shpëlani mirë dhe i vendosni në ujë të ngrohtë. Aty shtoni edhe sodën e bikarbonatit. I lini që ashtu të qëndrojnë për së paku një orë. Majdanozin e copëtoni imët. Edhe limonin e copëtoni imët, së bashku me lëvoret. E zieni limonin dhe majdanozin në zjarr të qetë për 2-3 orë. Nga përbërësit do të fitoni një shurup prej rreth 1,5 litër shurup. Merrni rreth 1 dl shurup çdo mëngjes në lukth të thatë.

 (Kosova Sot)