Ilaçet më të mira shtëpiake kundër ftohjes dhe gripit

  • 22 January 2018 - 09:17
Ilaçet më të mira shtëpiake kundër ftohjes dhe gripit

Tretmane të ndryshme dhe përgatitje mund t'i përdorni në shtëpi që janë po aq efektiv sikurse edhe ilaçet që i blini në barnatore. Pos se janë natyralë, janë më të shëndetshëm. Ju sjellim përgatitjet për të shëruar ftohjen dhe gripin.

ÇAJ NGA XHENXHEFILI

Përparësitë e xhenxhefilit janë të shumta, e midis tyre ndihmon edhe në shërimin e ftohjes dhe kollës. Përshpejton procesin e shërimit, e në kombinim me limon dhe mjaltë janë kombinimi fitues me të cilin mposhtni sëmundjet dhe ia forconi vetes sistemin imun.

KANELLË, LIMON DHE MJALTË

Këtë përgatitje mund ta fitoni lehtë: ngrohni ujin, në të shtrydhni lëngun nga një limon dhe i hidhni pak kanellë. Kur uji mos të jetë i valuar, shtoni mjaltin, përzieni dhe e konsumoni.

UJË I VAKËT NË LUKTH TË THATË

Shprehi që secili prej nesh duhet ta aplikojë. Çdo mëngjes pini një gotë ujë të vakët në lukth të thatë, sepse kjo ndihmon në parandalimin e ftohjes, kollës dhe inflamacioneve të ndryshm.

(Kosova Sot)