Kjo është mënyra për ta mbrojtur veten

  • 27 January 2018 - 08:41
Kjo është mënyra për ta mbrojtur veten

Kanella është erëz që shpesh e harrojmë për ta konsumuar gjatë dimrit. Sipas ekspertëve, kanella përmban përbërësin cinamaldehid, që ofron shijen dhe aromën që aktivizon termogjenezën. Termogjeneza është proces metabolik që krijon ngrohtësinë e trupit. Procesi i përmendur ndihmon në nxitjen e humbjes në peshë. Për autorin e studimit Jun Wuu, profesor në institutin "Life Sciences", vetitë e kanellës që moti janë të njohura, por kishte dashur të hulumtonte edhe më shumë. Me kolegët kishte vazhduar te minjtë laboratorik por edhe te qelizat njerë- zore. Ata kishin testuar qelizat yndyrore të vullnetarëve dhe kanë konstatuar shtimin e gjeneve dhe të enzimave që kontribuojnë në përshpejtimin e metabolizmin. Wu ka ardhur në përfundim se konsumimi i kanellës nxit termogjenezën dhe procesin e shkrirjeve të yndyrave në organizëm. Wu po ashtu thotë se rezultatet premtojnë se do të mund të ndikojnë në parandalimin e epidemisë së mbipeshës. Kanella është pjesë e ushqimit për mijëra njerëz dhe aplikimi i kanellës mund t'ju ndihmojë pacientëve me mbipeshë, madje më efektive se shumë ilaçe të tjera.

(Kosova Sot)