Ngadalësojnë plakjen, forcojnë imunitetin, shpejtojnë metabolizmin

  • 28 January 2018 - 08:50
Ngadalësojnë plakjen, forcojnë imunitetin, shpejtojnë metabolizmin

Me siguri se kohët e fundit në internet keni vërejtur një tepsi me fruta akai ose pluhur, të njohur me emrin "tepsi me akai". Fryti akai është një nga idetë më popullore për kafjall. Përbëhet fjalë për përzierjen me frutat akai dhe pemët tjera sipas dëshirës, e mund t'ju shtoni edhe arra. Kjo përbën kafjallin më të shëndetshëm në botë. Ja disa nga vetitë shëruese:

NGADALËSOJNË PLAKJEN

Frutat akai u takojnë frutave me më së shumti antioksidues. Midis tyre përmbajnë edhe acide që mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.

FORCOJNË SISTEMIN IMUN

Krahas antioksiduesve, frutat akai janë të pasura edhe me vitamina C, që ndihmon në luftën kundër viruseve dhe ftohjeve. Disa studime madje kanë treguar se frutat akai mund të parandalojnë edhe kancerin.

NDIHMOJNË TRETJEN

Frutat akai janë të pasura me fibra që ndihmojnë në punën e sistemit tretës.

JU OFROJNË ENERGJI

'Smoothie' me frutat akai janë kafjalli i përsosur, e pasi përmbajnë shumë vitamina e antioksidues, do të fitoni energji që të gjithëve ju nevojitet në mëngjes. 

(Kosova Sot)