Nuk e dini sa i shëndetshëm është timjani, shëron pothuajse gjithçka

  • 29 January 2018 - 09:49
Nuk e dini sa i shëndetshëm është timjani, shëron pothuajse gjithçka

Kaq i vogël, e kaq i fortë, timjani fitohet nga lisi "Boswellia" është shumë i fortë dhe ka aromë të jashtëzakonshme. Veti të shumta shëruese të timjanit kryesisht nuk njihen për njerëzit derisa ka veti të shumta shëruese. Timjani vite rresht përdoret për shërimin e artritit, shërimin e plagëve, rregullimin e hormoneve të femrave dhe për mbrojtje nga patogjenet. Në vendet e Lindjes së afërt përdoret për kujdesin dhe shëndetin ndaj gojës. Njerëzit e përtypin rrëshirën e timjanit dhe kështu përmirësojnë shëndetin e mishit të dhëmbit dhe vet dhëmbëve, derisa posedon përbërës kundër infeksioneve. Po ashtu, timjani zbut dhimbjet e shkaktuara si pasojë e artritit, pa shkaktuar efekte të dëmshme anësore. Përmirëson qarkullimin e gjakut, si dhe qarkullimin nëpër enë të gjakut të dëmtuara si pasojë e proceseve inflamatore. Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se ekstraktet e timjanit pakësojnë dëmtimet neurologjike dhe në mënyrë efikase vepron kundër depresionit dhe tensionimeve, fryrjeve në stomak dhe parandalon sëmundjet e enëve të gjakut. Përdoret edhe kundër stresit, depresionit dhe ndihmon te dhimbjet e ciklit menstrual.

(Kosova Sot)