Propolisi, çudia e natyrës

  • 29 January 2018 - 16:42
Propolisi, çudia e natyrës

Propolisi është përzierje shëruese, përmban më shumë se 300 substanca të ndryshme, 22 minerale dhe 7 vitamina. Përmes hulumtimeve shkencore është dëshmuar se vepron kundër viruseve, kërpudhave dhe baktereve dhe është antioksidues i fortë. Propolisi nuk dorëzohet para kërpudhave dhe viruseve, prandaj edhe i parandalon sëmundjet. Studime të shumta e kanë dëshmuar se propolisi ka efekt të fortë antibakterial. Ndoshta efektin e ka më të vogël se antibiotiku, efektet e dëmshme anësore janë shumë më të vogla derisa edhe nuk e dëmton mikroflorën e zorrëve. Pos kësaj, largon edhe dhimbjet, pakëson efektin e dëmshëm të radikaleve të lira, e si antioksidues përtërinë organizmin e njeriut. Tinktura nga propolisi jo vetëm se dezinfekton plagët, por në mënyrë efikase parandalon gjakderdhjet, pakëson dhimbjet. Shëron edhe dhimbjet në fyt, me përdorim të gjatë e forcon edhe sistemin imun. 

(Kosova Sot)