Ngjiteni një pjesë hudhër në trup dhe mbrohuni nga bakteret

  • 30 January 2018 - 10:13
Ngjiteni një pjesë hudhër në trup dhe mbrohuni nga bakteret

Natyra mund të na ofrojë disa nga ilaçet më të mira natyrale për shumë sëmundje, që në masë të madhe do ta përmirësojnë shëndetin. Hudhra është një prej ilaçeve të forta natyrale që mund t'ua kalojë për nga efikasiteti edhe disa antibiotikëve, madje edhe se efikas se disa prej tyre. Hudhra mundet ta mbrojë organizmin nga bakteret, kërpudhat dhe infeksionet, por për të qenë më efikas, me rëndësi është ta konsumoni në lukth të thatë. Hulumtimet shkencore kanë treguar se organizmi juaj më mirë do të mbrohet nëse hani hudhër në mëngjes, para kafjallit, sepse kështu shtoni vetitë kundër baktereve. Hudhra ka më shumë se 400 përbërës aktivë. Është burim për vitamina (A, B1 e B2, C), minerale, fibra dietale, aminoacide, vajra esenciale, yndyrë bimore, enzima, hekur, jod, kalcium, kalium, squfur, selen e fosfor. Por, ekziston edhe një mënyrë për ta përdorur hudhrën. Nevojitet ta vendosni në trakën ngjitëse dhe ta ngjitni për lëkure. Kështu do t'i largoni të gjitha bakteret. Përdoreni për dy javë rresht dhe binduni në efikasitetin e hudhrës. 

(Kosova Sot)