Çokollata shëron kollën dhe dhimbjet në fyt më shpejt se secili ilaç

  • 31 January 2018 - 08:56
Çokollata shëron kollën dhe dhimbjet në fyt më shpejt se secili ilaç

Ftohja juaj që nga sot ka një melhem më të ëmbël se të gjitha ilaçet që i keni provuar deri më tani. Herën tjetër kur të ndjeni pickime në fyt dhe kur keni dhimbje sa që mezi gëlltitni ushqimin e fortë, para se ta provoni shurupin kundër kollës hani pak çokollatë të zezë. Alin Mauris, profesoreshë dhe udhëheqëse e repartit për sëmundjet kardiovaskulare dhe studimet respiratore të universitetit në Hulu, ka ardhur në përfundim se çokollata e zeza ndikon te kolla dhe dhimbjet në fyt, më shumë madje se shumë ilaçe të tjera. Studimet e mëhershme kanë treguar se pacientët që kishin pirë ilaçe me ekstrakte të kakaos për një apo dy ditë më shpejt ishin shëruar, në krahasim me ata që kishin konsumuar shurup kundër kollës. Studimi tjetër në Londër ka treguar se kakao përmban alkaloid që ka efekt më të mirë se kodeina, analgjetik që më së shpeshti përdoret në ilaçet kundër dhimbjeve në fyt. 

(Kosova Sot)