Ilaçi nga natyra: Trumza kundër kollës dhedhimbjeve në nyja

  • 03 February 2018 - 09:22
Ilaçi nga natyra: Trumza kundër kollës dhedhimbjeve në nyja

Shurupi për kollë që për përbërës kryesor ka trumzën paraqet preparat të fortë kundër mjekësisë alternative. Për përgatitjen e shurupit duhet të merrni 16 gramë trumzë, nga 8 gramë sherbelë dhe karafil, një lugë speca të bluar, dy lugë xhenxhefil të freskët të bluar dhe një lugë mjaltë. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në 900 ml ujë dhe i zieni për rreth 20 minuta, përkatësisht derisa sasia të mos avullohet në rreth 250 ml. Një shurup i përgatitur si ky e pini në mëngjes në lukth të thatë, nga një lugë. Ekspertët e mjekësisë popullore këtë bimë shëruese e sugjerojnë edhe në formën e banjës për qetësimin e nervozizmit dhe heqjes së dhimbjeve në nyja. Për përgatitjen e banjës zieni 100 gramë trumzë të thatë në një litër ujë, dhe i hidhni në vaskën me ujë. Në një vaskë si kjo qëndroni prej gjysmë orë deri një orë. Për nyja me dhimbje mund të përgatisni edhe kompresë. Për këtë mundet të shërbejë një peshqir ose leckë në të cilën do të vendosni trumzë, e futni në ujë të vluar, e shtrydhni më pas dhe e aplikoni në nyjën që dhemb.  

(Kosova Sot)