PËRGATITJET SHTËPIAKE KUNDËR KAPSLLËKUT

  • 04 February 2018 - 10:44
PËRGATITJET SHTËPIAKE KUNDËR KAPSLLËKUT

Ushqimi i ekuilibruar, që është i pasur me fibra, do t'ju ndihmojë në përmirësimin e funksionimit të zorrëve, e kjo edhe parandalon kapsllëkun. Pos se duhet të pini shumë ujë, mos harroni t'i përdorni edhe këto përgatitje shtëpiake.

Image

DOMATET

Domatet janë ushqim me nivel të lartë me fibra. Mund të konsumohen në shumë mënyra, e nëse dëshironi të liroheni shpejt nga kapsllëku, ju rekomandojmë këtë recetë. Përbërësit: 4 domate; 2 lugë sheqer; 4 gota ujë. Udhëzimet: Qëroni 4 domatet më pas i shtypni. I vendosni në një enë dhe hidhni sipër 2 lugët me sheqer. Shtoni katër gota me ujë. Më pas i zieni për së paku 45 minuta. I përzieni. I hiqni nga pllaka e nxehtë dhe e lini të pushojnë. E derdhni përzierjen në kavanoz dhe e vendosni në frigorifer. Si ta konsumoni: E konsumoni këtë përgatitje të ftohtë për kafjall, së paku tri ditë.

Image

KUMBULLAT

Kumbullat janë shumë popullore për shkak se janë të pasura me antioksidues, kalium, hekur, vitamina A dhe veprojnë si laksativ natyra. Ju rekomandojmë të hani 1 gotë me kumbulla për kafjall, së paku 4 ditë. Ato jo vetëm se përmirësojnë zorrët, ato po ashtu i ndihmojnë organet tretëse që të janë të shëndetshme dhe të funksionojnë.

Image

MJALTI

Mjalti njihet për shkak se ofron dobi të shumta. Midis dobive është edhe aftësia e tij për funksionimin e zorrëve. Përbërësit: 1 gotë ujë; 1 lugë mjaltë. Udhëzimet: Në një enë, vloni ujin për së paku 10 minuta. Pasi të kenë kaluar 10 minuta, ndalni nxehtësinë dhe ia shtoni mjaltin. E lini të ftohet për 7 minuta. E pini përzierjen derisa është e ngrohtë. Si ta konsumoni: Përzierjen e konsumoni për çdo natë para se të shkoni në shtrat dhe në mëngjes për kafjall, për një javë rresht.

Image

VAJ ULLIRI DHE VAJ LIMONI

Këta përbërës përbëjnë një laksativ fantastik natyral. Kjo ju ndihmon te lëvizja e zorrëve dhe heq qafe kapsllëkun. Përbërësit: ½ e limonit, i shtrydhur; 1 lugë vaj ulliri; 1 gotë ujë. Udhëzimet: Shtrydhni limonin dhe e përzieni lëngun. Ujin dhe lëngun e limonit e vendosni në enë. Vloni për 5 minuta. Shtoni vajin e ullirit dhe e lini të pushojë derisa të jetë I vakët. 

Si ta konsumoni: Këtë përzierje e konsumoni çdo mëngjes për së paku 5 ditë. 

Image

TËRSHËRË DHE JOGURT

Tërshëra është lloj i drithit përplot me minerale, karbohidrate, vitamina dhe fibra. Në të njëjtën kohë, edhe jogurti, sikurse tërshëra, luftojnë kapsllëkun. Përbërësit: 5 lugë tërshërë; 2 gota jogurt natyral. Udhëzimet: Përzieni tërshërën me jogurt. E lini të pushojë për 20 minuta. E hani gjatë ditës. 

Image

FARAT E LIRIT

Farat e lirit janë të pasura me aminoacide omega 3 dhe fibra. Përdoren për lehtësim nga kapsllëku. Përbërësit: 1 lugë fara të lirit; 1 gotë ujë. Udhëzimet: Së pari, shpëlani farat e lirit. Pasi t'i keni vendosur në një gotë me ujë, i lini aty për 3 orë. Më pas, pini përzierjen para se të shkoni në shtrat për 4 ditë.

(Kosova Sot)