Ky ushqim i "dëmshëm" është zgjedhje më e mirë për kafjall sesa drithërat

  • 06 February 2018 - 11:20
Ky ushqim i

Një nutriciste e njohur nga Nju- Jorku konsideron se një pjesë picë përmban më shumë yndyrë, por më pak sheqer sesa drithërat e përpunuara në mënyrë industriale, kështu që ky ushqim nuk do të ndikojë dëmshëm në nivelin e sheqerit në gjak. Vetëm një gotë me drithëra të tilla përmban rreth 18 gr sheqer, që është afër sasisë së propozuar për femrat, që sasia normale është 25 gr në ditë. Pos kësaj, në organizëm nuk do të dërgoni asnjë gram yndyra të mira. Nutricistja thekson se një pjesë picë, pa marrë parasysh sa e dëmshme të tingëllojë, ka më shumë proteina sesa një tepsi tipike me drithëra, kështu që më gjatë e plotëson oreksin dhe parandalon konsumimin e zamrave. Por, para se drithërat t'i zëvendësoni me picë, duhet ta kuptoni se edhe kjo nuk është krejt e shëndetshme dhe se nuk do të duhej ta konsumonit për çdo ditë. Por, nëse dëshironi një kafjall krejt të shëndetshëm, filloni me jogurt grek dhe pemë, do të konsumoni më shumë proteina dhe kalcium. Natyrisht ka mundësi që edhe një picë të jetë krejt e shëndetshme. Nuk ka pse të jetë e yndyrshme, mund ta kombinoni me mish pule, me spinaq, perime e edhe vezë.

(Kosova Sot)