Uleni nivelin e kolesterolit të dëmshëm me këtë lëng natyral

  • 07 February 2018 - 08:32
Uleni nivelin e kolesterolit të dëmshëm me këtë lëng natyral

Kur e kombinoni këtë lëng me ushqimin e ekuilibruar, do të jetë shumë më e lehtë për të reduktuar nivelin e kolesterolit, falë vetive të shkëlqyeshme që përmbajnë përbërësit 

LËNGU NGA ALOE VERA, TRANGULLI DHE GREJPFRUTI PËR TË ULUR KOLESTEROLIN

Përbërësit që e formojnë këtë lëng natyral ofrojnë cilësi të mëdha të nutreinteve esenciale që trupi i njeriut i absorbon, duke ndihmuar në përmirësimin e procesit që shkrin kolesterolin në gjakrrjedhje. Kjo përgatitje po ashtu vepron si pastrues dhe diuretik, që ndihmon te humbja në peshë dhe ul rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

VETITË NGA ALOE VERA

Vetitë shëruese nga xheli i bimës aloe vera janë përdorur në mjekësinë alternative për qindra vjet. Bima njihet për efektin kundër inflamacioneve dhe antioksidues, që është në gjendje të mbrojë trupin dhe promovon lehtësimin nga shumë sëmundje që ndërhyjnë në funksionimin normal të tij. Fibrat natyrale, aminoacidet, reduktojnë nivelin e kolesterolit të dëmshëm.

VETITË NGA TRANGUJT

Trangujt janë perime që përmbajnë pak kalori dhe janë shumë të shëndetshëm për të shmangur kolesterolin e lartë. Të pasur me ujë dhe antioksidues, parandalojnë kolesterolin. Vitaminat në tranguj dhe mineralet reduktojnë pllakat në arterie dhe ruajnë qarkullimin e mirë të gjakut.

VETITË NGA GREJPFRUTI

Grejpfruti është shumë popullor si suplement për të luftuar mbipeshën dhe kolesterolin e lartë. Konsumimi i grejpfrutit në baza të rregullta ditore ul kolesterolin e keq. Rrit aktivitetin e antioksiduesve në gjakrrjedhje, duke minimizuar efektin negativ të radikaleve të lira.

PËRBËRËSIT:

Lëngu i shtrydhur nga 5 grejpfrutë, 2 lugë xhel nga aloe vera (30 g), ½ e trangullit, Lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni, 1 thelb hudhër.

PËRGATITJA: Shtrydheni lëngun nga grejpfrutët dhe e shtoni në blender bashkë me xhelin nga aloe vera, trangullin dhe lëngun e limonit. Për të forcuar përbërësit, ia shtoni edhe thelbin e hudhrës. Përzieni derisa të keni një masë të trashë homogjene dhe e shërbeni menjëherë.

MËNYRA E KONSUMIMIT: Pijen ta konsumoni në stomak të thatë, së paku tre herë në javë. 

(Kosova Sot)