Lëngu magjik që rregullon tretjen, sistemin kardiovaskular dhe kthen fuqinë

  • 07 February 2018 - 17:21
Lëngu magjik që rregullon tretjen, sistemin kardiovaskular dhe kthen fuqinë

Në shumë vende kjo pije konsumohet shumë, rregullon punën e lukthit dhe zorrëve, parandalon përhapjen e baktereve të dëmshme, ndikon shkëlqyeshëm në sistemin kardiovaskular. Bakteriologët e kanë dëshmuar se kjo pije e fermentuar ka efekt antibakterial, përmirëson oreksin, ka vlerë të lartë energjike dhe ruan shëndetin, sepse kthen fuqinë dhe pakëson lodhjen.

Receta për pijen e fermentuar me elb

Një kilogram elb e piqni mirë, e përzieni me pesë litra me ujë dhe e zini në zjarr të lehtë për një orë e gjysmë. Procedoni, shtoni sheqer dhe prisni të ftohet, shtoni majën e bukës, e mbuloni dhe e lini në vend të ngrohtë për 48 orë. E derdhni nëpër shishe të qelqit dhe e lini në vend të ftohtë për tre ditë.

Maskë për fytyrë

Në jogurt duhet të shtoni një lugë majë të bukës dhe e aplikoni në fytyrë (kujdes sytë), e pas 15 minutave e shpëlani.

Maskë për flokë

Pesë lugë majë të bukës duhet përzier me gjysmë lug vaj ulliri dhe shtoni ujin mineral derisa të fitohet sasia e trashë. Përzierja aplikohet nëpër flokë, kokën e mbështillni me një qese prej plastike dhe e lini të veprojë për një orë. Pas shpëlarjes, flokun e lini të thahet në mënyrë natyrale.  

(Kosova Sot)