Ushqimet që nuk ndihmojnë për t'u shëruar nga ftohjet

  • 09 February 2018 - 15:57
Ushqimet që nuk ndihmojnë për t'u shëruar nga ftohjet

Kur jeni të ftohur, shpesh vraponi pas ushqimeve të ndryshme që do t'ju ndihmonin të përmirësoni dhe shëroni organizmin. Por, mos gaboni, këto ushqime nuk e bëjnë atë që kërkoni

SHEQERI

Kur jemi të ftohur shpesh vrapojmë për të konsumuar lëngje të pemëve. Lëngjet e shtrydhura janë përplot me vitamina dhe minerale që secilit i nevojiten, por kjo nuk vlen edhe për lëngjet e blera, sepse janë plot sheqer. 

AMINOACIDET E NGOPURA

Ushqimi i përzhitur është përplot me aminoacide të ngopura. Nuk është e shëndetshme as atëherë kur jemi të shëndetshëm dhe pa ftohje, e paramendojeni si ndikon kur jeni të ftohur. Aminoacidet e tilla e ngadalësojnë sistemin tretës që e zgjat edhe kohën e shërimit. 

KAFEINA

Kur jemi të sëmurë, do të duhej të shtohet konsumimi i lëngjeve. Kafeja, për fat të keq, nuk është në listën e këtyre lëngjeve, sepse kafeina, si përbërësi kryesor, ndikon si diuretik, që mund të shkaktojë dehidrim tashmë të organizmit të dobësuar

USHQIMET E THARTA

Ushqimet e tharta e irritojnë mukozën tashmë të irrituar, që në masë të madhe i shton simptomat e ftohjes. Shmangni perimet e tharta dhe agrumet. 

(Kosova Sot)