Përgatiteni lëngun që pastron dhe zbraz zorrët në mënyrë natyrale

  • 09 February 2018 - 15:55
Përgatiteni lëngun që pastron dhe zbraz zorrët në mënyrë natyrale

 

Falë përbërësve të tyre me fibra, ky lëng përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe heq mbetjet shtesë në zorrë, megjithëse nevojitet të pini mjaft shumë ujë për ta përkrahur këtë proces. Kombinimi i përbërësve në këtë lëng pastrues përmirëson zorrët, ndihmon tretjen dhe liron nga kapsllëku

CILAT JANË DOBITË NGA KY LËNG?

Ky lëng është i përgatitur për të përkrahur tretjen dhe për të hequr kapsllëkun. Po ashtu, ka edhe shumë veti të tjera që ia vlen për t'i përmendur:

• Përmban sasi të madhe me fibra cilësore, nxit lëvizjen e zorrëve dhe redukton kolesterolin dhe kontrollon ankthet.

• Kontribuon me një sasi të madhe me vitamina A dhe C, nutriente që e forcojnë sistemin imun dhe lëkurën.

• Ka përbërës me antioksidues që ndalojnë efektin negativ të radikaleve të lira, faktorë që lidhen me plakjen e hershme dhe disa sëmundje.

• Kjo është një pije që ofron energji, që ndihmon ata që duan të humbin në peshë.

• Shërben si "ushqim" për bakteret e shëndetshme që jetojnë në zorrë. Falë kësaj, përmirësohet sistemi mbrojtës dhe parandalohen infeksionet.

• Promovon qarkullimin e mirë të gjakut dhe përmirëson transportimin e oksigjenit nëpër organe, ndihmon në forcimin e zemrës dhe trurit.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

Lëngu i 1 portokalli, Lëngu nga ½ e grejpefrutit, 2 rriska ananas, 3 pjesë shparguj, 1 lugë fara çia (10 g), 1 lugë fara të bluara të lirit (10 g), ½ e gotës ujë (100 ml).

PËRGATITJA:

Copëtoni përgjysmë portokallin dhe shtrydhni lëngun prej tij. Shtrydhni edhe lëngun nga gjysma e grejpfrutit dhe e vendosni në blender bashkë me lëngun e portokallit. Menjëherë shtoni edhe shtresat e copëtuara të shpargujve dhe farat. Për ta lehtësuar përzierjen, në fund shtoni gjysmë gotë ujë. E përzieni për disa momente derisa të keni një formë unike.

MËNYRA E KONSUMIMIT:

Lëngun e shërbeni porsa ta keni përgatitur, pa e valuar, e pini në stomak të thatë. Më pas prisni së paku gjysmë orë për kafjall, këtë lëng e pini çdo ditë për 2-3 javë.

(Kosova Sot)