Gjalpi nga farat e kungullit: Nuk do të besoni çfarë shëron

  • 11 February 2018 - 10:17
Gjalpi nga farat e kungullit: Nuk do të besoni çfarë shëron

Një nga lyerjet më të shëndetshme të bukës pa kurrfarë dyshimi është gjalpi nga farat e kungullit. Është alternativë e mirë për gjalpin e kikirikëve, shija është më e pasur. Gjalpin nga farat e kungullit mund ta përdorni në shumë mënyra - i shkëlqyeshëm për ta lyer bukën, por edhe e shtoni në supë, salcë dhe gjellë të ndryshme.

GJALPI I FARAVE TË KUNGULLIT PËR SHËNDET

Ky ushqim i shijshëm është përplot me minerale të rëndë- sishme, midis tyre ka magnez, fosfor, mangan, hekur, bakër, selen dhe zink. Po ashtu është burim i mirë për vitamina E, mbrojtës për lëkurën e re dhe me shkëlqim.

UL KOLESTEROLIN

Gjalpi organik nga farat e kungullit përmban fitosterole, të cilat ndihmojnë uljen e kolesterolit të keq. Me vetë këtë, e ruan shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

FORCON IMUNITETIN

Shkaku i përmbajtjes dhe materieve që janë të domosdoshme për funksionim normal të organizmit, gjalpi nga farat e kungullit ndihmon ta forconi sistemin imun në nivelin më të lartë.

(Kosova Sot)