Përse duhet t'i konsumoni farat çia - Shëndetësia - Kosova Sot
Përse duhet t

Përse duhet t'i konsumoni farat çia

Edhe pse janë paksa të shtrenjta, farat çia ia vlejnë secilin shpenzim. Kanë veti të shumta shëruese, e ne ju sjellim disa prej tyre, transmeton gazeta Kosova Sot.

TË PASURA ME NUTRIENTE
[Përse duhet t]

Edhe pse janë paksa të shtrenjta, farat çia ia vlejnë secilin shpenzim. Kanë veti të shumta shëruese, e ne ju sjellim disa prej tyre, transmeton gazeta Kosova Sot.

TË PASURA ME NUTRIENTE

Farat çia janë shumë të pasura me nutriente. Janë të pasura me fibra, proteina dhe aminoacidet omega 3, pastaj me kalcium dhe fosfor. Një lugë në ditë ju siguron sasinë e duhur me të gjitha këto nutriente.

E PASUR ME ANTIOKSIDUES

Shkaku se janë të pasura me polifenole, këto fara kanë një ndikim të forte kundër inflamacioneve. Një studim në Meksikë thekson se janë të forta kundër radikalëve të lire, e nëse nuk dëshironi rrudha dhe shenjat tjera të plakjes, hani farat çia.

PËRMIRËSOJNË TRETJEN

Shkaku se janë të pasura me sasi të madhe me fibra, këto fara të vogla për pak kohë ua rregullojnë jashtëqitjen, shtojnë rritjen e baktereve të mira në zorrë që janë të rëndësishme për shëndetin, pastaj forcojnë sistemin imun dhe ndihmojnë në ruajtjen e peshës vitale.

E LUFTOJNË KANCERIN

Aminoacidet alfalinoleike dhe aminoacidet omega 3 që i hasim në farat çia, kufizojnë rritjen e qelizave kancerogjene te qafa e mitrës dhe ai igjirit. Pos kësaj, dihet se aminoacidet omega 3 mbrojnë zemrën.

(Kosova Sot)

 

8 orë e 46 minuta më parë
13/12/18