Dëshironi të humbni në peshë? Nutricistja e njohur zbulon cilat ushqime t'i kombinoni

  • 13 February 2018 - 16:22
Dëshironi të humbni në peshë? Nutricistja e njohur zbulon cilat ushqime t'i kombinoni

Për të gjithë ata që duan të humbin në peshë, janë disa gjëra që mund t'i bëni për ta forcuar metabolizmin. Gjumi i mirë dhe cilësor, ushtrimet e rregullta dhe ushqimet të caktuara janë ndihmesë e madhe për shkrirjen e dhjamit - me disa ushqime të caktuara që kur kombinohen ofrojnë më shumë rezultate.

KAFJALLI - VEZË DHE KAFE

Përderisa nutricisja nga Sidnei Lyndi Cohen shpjegon se 'të gjitha ushqimet forcojnë metabolizmin, disa ushqime ofrojnë më shumë sesa disa tjera' - dhe ato tjerat, kur kombinohen me ushqime ekstra, shtojnë kapacitetin e shkrirjes së yndyrave. Lyndi ka bërë me dije se kombinimi i vezëve dhe kafesë është kombinimi klasik i kafjallit për të humbur në peshë. Kafeina ndihmon të përqendroheni derisa vezët si burim i proteinave ndihmojnë rritjen muskulore për metabolizëm të shëndetshëm.

ZAMRA - TËRSHËRË DHE FARA

Kombinimi i dytë i listës së Lyndi Cohen për forcimin e metabolizmit është opsioni i shkëlqyeshëm që keni nevojë për zamrën pas mëngjesit - tërësorë dhe fara. 'Tërshëra dhe farat janë të mbushura me fibra, që e përshpejtojnë punën e metabolizmit dhe reduktojnë numrin e kalorive që trupi juaj i absorbon', thotë ajo.

DREKA - MISH PULE DHE "CHILLI"

Gjatë drekës, nëse dëshironi t'i shkrini dhjamin, provoni mishin e pulës me "chilli": 'Ringjallni metabolizmin tuaj me mish pule, është burim i hatashëm për proteina që ju ndihmojnë për të ndërtuar masën muskulore dhe shpenzimin e më shumë energjisë', thotë Lindy. "Chilli" përmban kapsaicinë, që kur konsumohet në sasi të konsiderueshme, mundet ta përshpejtojë metabolizmin".

ZAMRA - ÇAJ "OOLONG" DHE MANAFERRA

Për zamrën e pasdites provoni çajin "oolong" me disa manaferra: 'Një gotë çaj si ky nuk bën shumë për metabolizmin, por duke konsumuar pesë gota çaj si ky, është dëshmuar se ndihmon në shkrirjen e kalorive', ka thënë Lyndi. Kombinojeni çajin me manaferra - që janë të mbushura me antioksidues dhe polifenole që ndihmojnë në reduktimin e inflamacioneve.

DARKA - SALLATË ME BIZELE ME JOGURT

Nëse po kërkoni të hani diçka të lehtë për mbrëmje, një sallatë me bizele me jogurt që është një opsion i hatashëm. "Jogurti përmban më shumë probiotikë në krahasim me ushqimet tjera", thotë Lyndi. 'Probiotikët do të ndihmojnë në zhvillimin e mikrobeve të shëndetshme në zorrë, që është kyçe kjo, sepse sipas studimit kjo u mungon personave që vuajnë nga mbipesha. Përzieni një lugë jogurt dhe ia shtoni bizelet apo shtoni në një sallatë me bishtaja.

(Kosova Sot)