Studimi i fundit: Tharja në mënyrë natyrale shkakton më shumë dëmtime për flokët se sa tharja me tharëse

  • 14 February 2018 - 10:28
Studimi i fundit: Tharja në mënyrë natyrale shkakton më shumë dëmtime për flokët se sa tharja me tharëse

Për vite me radhë kemi jetuar me idenë se t’i thash flokët me tharëse mund të shkaktoj më shumë dëmtime të flokut se sa tharja natyrale. Mirëpo, një studim i fundit ka zbuluar se në fakt tharja e flokëve në mënyrë natyrale mund të ndikojë më keq tek flokët tuaj se sa një tharje e shpejtë me tharësen e flokëve. Ky studim u mbajt  nga 6 doktorë korean të cilët zbuluan se duke i lënë flokët të thahen në mënyrë natyrale do të shkaktojë më shumë stres, sepse ngjyra e flokut zbehet më shpejt dhe kutikulat e flokut thyhen më shpejt. Prandaj vajzat që i thajnë flokët me temperaturën e ambientit vënë re maja të dyfishta flokësh dhe u duhet të shkojnë më shpesh për të prerë flokët. Megjithatë kjo nuk do të thotë se tharja e flokut me nxehtësi të lartë nuk ka asnjë anë negative. Sa më e lartë të jetë temperatura dhe sa më afër flokut ta mbani aq më shumë dëme shkaktoni tek floku dhe skalpi. Por nëse përdorni tharësen e flokëve në një distancë prej 15 centimetrash nga floku dhe me lëvizje të vazhdueshme do të shkaktojë më pak dëmtime se sa tharja natyrale.

(Kosova Sot)