Disa mënyra shumë efektive për të ‘hequr qafe’ rrathët e zinj poshtë syve

  • 14 February 2018 - 10:34
Disa mënyra shumë efektive për të ‘hequr qafe’ rrathët e zinj poshtë syve

Orët e vona të natës, shikimi gjatë në ekranin e celularit ose të televizorit dhe shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve. Gjithashtu duket sikur me shtimin e moshës aq më shumë shtohen dhe më ‘kokëfortë’ bëhen rrathët e zinj. Por duket se e gjitha kjo mund të jetë diçka gjenetike ose e gjitha vjen prej moshës, sepse sa më shumë të plakësh aq më e hollë bëhet lëkura. Megjithatë këtu mund të gjeni disa zgjidhje shumë të vlefshme që do tu ndihmojnë për t’i hequr qafe menjëherë rrathët e zinj poshtë syve.

Hidratimi është sekreti kryesor

Nëse doni t’i hiqni qafe përdorni një krem të mirë hidratues për lëkurën, i cili zbut lëkurën dhe redukton inflamacionin.

Shikoni për produktet që irritojnë lëkurën

Rrathët e zinj mund të shkaktohen prej produkteve kozmetike që përdorni vazhdimisht. Mund të jetë diçka që u shkakton alergji ndaj shikoni me shumë vëmendje produktet që përdorni për sytë.

Ruajeni fytyrën nga ekranet

Sa më shumë kohë të shpenzoni përpara ekranit të celularit, kompjuterit aq më shumë do dëmtoni edhe lëkurën e fytyrës tuaj. Prandaj gjithmonë duhet të përdorni krem me mbrojtje SPF sidomos për pjesën poshtë syve.

Respektoni oraret e gjumit

Gjumi është shumë i rëndësishëm. Nëse flini shumë do të ulet niveli i kortizolit dhe e kundërta ndodh nëse flini pak dhe kjo gjë shkakton dëmtime të lëkurës. Kur ju flini mirë edhe lëkura juaj e reflekton këtë gjë.

Ushqehuni shëndetshëm

Shmangni ushqimet që janë shumë të kripura, sepse shkaktojnë ënjtje. Gjithashtu shmangni alkoolin, sepse than lëkurën. Duhet të ushqeheni me antioksidant, fruta dhe perime.

(Kosova Sot)