Lëngu natyral kundër shterpësisë

  • 14 February 2018 - 20:06
Lëngu natyral kundër shterpësisë

Në popull ekzistojnë gojëdhëna se sherbela ndihmon te pjelloria dhe ndihmon kundër shterpësisë te fermat. Po ashtu, ndihmon edhe kundër astmës dhe bronkitisit, ndikon mirë te pagjumësia, por edhe në kompresat për shërimin e plagëve.

ÇAJI

Përzieni 200 gr sherbelë, nga 100 gr luleradhiqe dhe gjethe delli. I përzieni dhe jua shtoni një litër ujë të valuar, pesë lugë nga kjo përzierje. I përzieni, i mbuloni dhe e lini që të qëndrojë për një orë. Çajin e procedoni dhe e pini në gllënjka të vogla. Gjatë ciklit menstrual bëni pauzë nga konsumimi i çajit. Nëse e konsumoni kundër shterpësisë, duhet ta pini në vazhdimësi, çdo ditë për një muaj e më pas bëni pauzë për një muaj e më pas e pini edhe për një muaj tjetër N derisa të ndodhë shtatzënia. Më pas ndaloni me çajin. 

(Kosova Sot)