Tretmani i pastrimit për 30 ditë

  • 15 February 2018 - 14:13
Tretmani i pastrimit për 30 ditë

Mënyra moderne e jetës, shqimi i shpejtë dhe i dëmshëm, plot alkool dhe tym duhan, si dhe mungesa e lëvizjes sjellin mbipeshën dhe humbjen e energjisë. Materiet e dëmshme në ushqim dhe pije dëmtojnë organizmin, gradualisht duke krijuar shtresa toksike. Helmet e grumbulluara në organizmin tonë pengojnë funksionimin e organizmit të njeriut, shkatërrojnë metabolizmin dhe njerëzit me kalimin e kohës fillojnë të ndihen të lodhur dhe të plogësht. Nevojitet që me rrënjë të ndryshohet kjo mënyrë e ushqimit, por para së gjithash dhe të hiqen qafe helmet,. E nj mënyrë është praktike, e lirë, ka të bëjë pastrimin me oriz.

Receta:

• Merrni oriz organik, matni lugë për aq vite sa keni.

• I shpëlani mirë dhe i vendosni në një kavanoz të pastër prej qelqit.

• Në kavanozin me oriz hidhni ujin e ngrohtë, e mbyllni mirë dhe e vendosni në frigorifer dhe e lini të pushojë për një natë.

• Në mëngjes ujin e kulloni dhe merrni një lugë oriz nga aty.

• Atë lugë e zieni në një enë tjetër me ujë të thjeshtë dhe e hani në lukth të thatë, atë para orës shtatë e gjysmë të mëngjesit.

• Pjesën tjetër të orizit në kavanoz përsëri e përzieni me ujë të zier e të ftohur më pas dhe e lini të qëndrojë në frigorifer deri në mëngjesin tjetër.

• Këtë mënyrë e përsëritni sa të keni oriz në kavanoz.

(Kosova Sot)