Përse nuk guxoni t'i injoroni simptomat e inflamacionit të sinuseve

  • 15 February 2018 - 16:21
Përse nuk guxoni t'i injoroni simptomat e inflamacionit të sinuseve

Do të keni dhimbje më të shpeshta të kokës, do të ënjteni dhe nuk mund të merrni frymë përmes hundës, por nuk keni asnjë simptomë tjetër të gripit dhe ftohjes. Ndoshta pasi që edhe nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. Shkaktar i një dhimbjes së kokës si kjo janë sinuset, për diçka që dikush konsideron se nuk është me rrezik dhe kalon vetvetiu, por jo gjithmonë është ashtu. Nëse nuk shërohet në mënyrë adekuate, kjo gjendje mund të bëhet problematike, sidomos për faktin se dhimbjet e kokës nuk lejojnë të bëni gjë si duhet. Sinuset aktore shpesh shkaktohen si pasojë e ftohjes, derisa shkaktarë tjerë janë bakteret, alergjitë dhe infeksionet me kërpudha. Këtë problem mund ta dalloni me frymëmarrjen e vështirë, fytyrë të ënjtur dhe përreth syve, e mund të ketë edhe dhimbje koke në ballë. Hunda që rrjedhë në kombinim me dhimbje dhe ndjenjën e presionit mund të janë indikator sinuset. Kjo dhimbje shtohet tepër kur personi ulet me kokën poshtë, e nëse zgjat më gjatë se tre ditë dhe krahas kësaj keni dhe temperaturë, nevojitet t'i drejtoheni mjekut. 

(Kosova Sot)