Simptomat e tilla të gripit mund t'jua rrezikojnë jetën

  • 15 February 2018 - 16:24
Simptomat e tilla të gripit mund t'jua rrezikojnë jetën

Shpeshherë i përziejmë simptomat e gripit dhe ftohjes, e pasi që në rast të gripit nuk duhet marrë terapinë krye në vete, detyrimisht t'i lajmëroheni mjekut nëse simptomat përkeqësohen. Te personat e rritur simptomat që kërkojnë ndihmë të mjekut janë: • probleme me frymëmarrje dhe mbetje pa frymë; • dhimbje në gjoks dhe abdomen; • marramendje e befasishme; • konfuzion; • të vjella të shpeshta; • simptomat e gripit që kanë filluar të tërhiqen e më pas krejt papritur janë kthyer të përcjella me temperaturë të lartë; • ënjtje në gojë dhe fyt. Fëmijët sidomos rrezikohen shkaku i sistemit të dobësuar imun, prandaj nevojitet që prindërit të kushtojnë vëmendje për të ofruar ndihmën adekuate. Menjëherë drejtoni mjekut nëse te fëmija jua vëreni këto simptoma: • frymëmarrje e shpejtë ose probleme me frymëmarrje; • ndryshime në lëkurë; • nëse fëmija nuk merr lëngjet mjaftueshëm; • fëmija nuk zgjohet dhe nuk reagon; • fëmija irritohet aq shumë sa nuk dëshiron ta prekni; • simptomat që kanë shkurt por kthehen me temperaturë; • temperaturë dhe skuqje.  

(Kosova Sot)