Nëse jeni të ftohur, pini një gotë verë

  • 16 February 2018 - 17:37
Nëse jeni të ftohur, pini një gotë verë

A jeni ftohur? Nëse po, atëherë kemi lajme të mira për ju. Ftohjen mund ta ndaloni me shijen e këndshme të verës. Vera ndihmon te kolla, gripi dhe viroza. Konsumimi i rregullt i verës, por i moderuar, mund të ndihmojë te bronkitisi dhe te gripi. Këtë e kanë dëshmuar shkencëtarët në hulumtimin e tyre para disa viteve në Okland. Po ashtu është dëshmuar se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë ushqime të pasura me flavonide sëmuren më rrallë. Vera, si dhe çaji i gjelbër që përmban shumë antioksidues, pakësojnë proceset inflamatore në trup dhe ruajnë mbrojtjen karshi infeksioneve. Mund të pini disa gota verë, sipas mundë- sisë pas shujtave. Receta franceze për verën kundër ftohjeve: 0,75 l verë të kuqe; 10 g kanellë; 4 lugë sheqer. Përzieni të gjithë përbërësit dhe i zieni në avull. Ngadalë ngrohni verën në temperaturën prej 60 gradë celsius. Para se ta shërbeni mund t'ia shtoni një lëvore portokalli. Kjo sasi e verës së zier mjafton për dy ditë. Vera shëruese të konsumohet tri herë gjatë ditës.

(Kosova Sot)