Toniku i dragoit, ilaçi antibakterial që forcon imunitetin

  • 20 February 2018 - 08:48
Toniku i dragoit, ilaçi antibakterial që forcon imunitetin

Lehtë përfshihet në ushqimin tuaj ditor, e forcon imunitetin dhe stimulon tretjen. Njihet për aftësinë se parandalon inflamacionet, simptomat e gripit dhe ftohjes.

Toniku i dragoit, receta: 

PËRBËRËSIT: 

½ e gotës rrënjë xhenxhefilit të bluar dhe në kubëza; ½ e gotës rrënjë rrike të bluar dhe në kubëza; ½ e gotës kurkumë të copëtuar; ½ e gotës hudhër të copëtuar; ¼ e gotës hudhër të shtypur; 2 speca djegës të copëtuar; Lëvore e bluar e limonit dhe lëngun nga 2 limonë; Uthull molle (gjysmë litër); Mjaltë sipas dëshirës.

MËNYRA E PËRGATITJES: 

Hidhni xhenxhefilin, rrikën, hudhrën, specat djegës dhe lëngun e limonit, bashkë me lëngun e limonit, në një kavanoz. Rrënjët e rënda i vini në majë duke tërhequr përbërësit tjerë poshtë. Hidhni një sasi uthull molle. Të gjithë përbërësit të mbulohen. Kavanozin e ruani në një vend të errët, në temperaturë të dhomës për 2-4 javë. Si masë parandaluese merrni 1-2 lugë apo çdo 3-4 orë. 

(Kosova Sot)