Çka duhet ngrënë për uljen e shtypjes së lartë të gjakut?

  • 20 February 2018 - 11:22
Çka duhet ngrënë për uljen e shtypjes së lartë të gjakut?

Sapo ta dini shkaktarin e shtypjes së lartë të gjakut, hapi tjetër është që ta ulni atë. Ja disa ushqime që ulin shtypjen e lartë të gjakut,raporton Gazeta Kosova Sot.

Image

 

HUDHRA Është e përkryer për të gjithë dhe konsiderohet një antibiotik super i fuqishëm. Konsumimi i një a dy thelpinjve të hudhrës në ditë, ndikon në uljen e shtypjes së gjakut dhe të kolesterolit. Hudhra përmban substancën alicinë, një përbërës me veti të cilat ulin shtypjen e lartë të gjakut.

Image

 

DOMATET Domatet përmbajnë aminoacide, të cilat ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut. Glikopeni dhe glutationi, përbërës që po ashtu gjenden në domate, janë dy antioksidues të fuqishëm, të cilët e përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Image

 

ANANASI Kjo pemë përmban bromelainë, një enzimë, e cila shkrin droçkat e gjakut dhe e tëhollon atë. Pini lëng ananasi apo hani disa rriska të ananasit, të paktën, një herë në javë, me qëllim të shfrytëzimit të gjitha përparësive dhe dobive të kësaj peme.

Image

 

BANANET Bananet janë të stërngarkuara me magnez dhe kalium dhe rekomandohen për personat që mjekohen me diuretikë, apo me ilaçe për shtypje të lartë të gjakut, ato janë të mira edhe për parandalimin e ngërçeve të muskujve dhe janë një burim i mirë i vitaminave. Hani banane të freskëta, apo në formë të pijeve.

Image

 

KAROTAT Karotat janë të pasura me vitaminë C dhe me beta karotinë dhe janë të mrekullueshme për parandalimin e problemeve me sistemin e qarkullimit të gjakut. Karotat mund t'i hani të freskëta, në sallata, apo si pije, me qëllim të uljes së nivelit të kolesterolit dhe parandalimit të arteriosklerozës.

Image

 

LIMONI Kjo agrume është e pasur me vitaminë C dhe me flavonoide. Që të dy këta përbërës mbajnë arteriet në gjendje të mirë, duke përmirësuar elasticitetin e tyre. Limonin mund ta qitni në sallata të ndryshme të pemëve, apo në çaj.

(Kosova Sot)