Dhëmbë jo të bardhë? Zbuloni armikun e tyre

  • 20 February 2018 - 22:13
Dhëmbë jo të bardhë? Zbuloni armikun e tyre

Dhëmbët dhe bardhësia e tyre janë impresioni i parë  tek të tjerët. Ka disa ushqime që mund të na largojnë bardhësinë e dhëmbëve edhe pse ato mund të jenë të preferuarat tona. Një prej tyre është edhe çaji.

Çaji është një pije shumë e shëndetshme sidomos në këto ditë të ftohta,  por mesa duket nuk është alternativa më e mirë për ruajtjen e bardhësisë së dhëmbëve.
Çajrat dhe kryesisht ata me ngjyrë të errët, mund të shkaktojnë më shumë njolla tek dhëmbët sesa vet kafja.
Por edhe çajrat e bardhë bimorë ndikojnë tek pjesa e smaltit të  dhëmbëve duke shkaktuar njolla.

(Kosova Sot)