Përmes analizës së gjakut mundësohet zbulimi i kancerit

  • 21 February 2018 - 10:49
Përmes analizës së gjakut mundësohet zbulimi i kancerit

Grupi i shkencëtarëve nga universiteti shtetëror në Australi po punon me kolegët e tyre nga Franca, në mënyrë që kanceri i gjirit të zbulohet më herët, por edhe më lehtë. Ata besojnë se mjafton analiza e gjakut në mënyrë që kjo sëmundje e rrezikshme të diagnostikohet, transmeton gazeta Kosova Sot.

Hulumtuesit thonë se ia kanë dalë me sukses ta testojnë gjakun për kancer të gjirit në atë masë, sa ta caktojnë se në çfarë mase janë të pranishme izotopet. Ashtu siç thonë hulumtuesit, do të nevojiten edhe disa dekada në mënyrë që ky test të vijë nëpër klinikat e mbarë botës. Testet që bazohen në analizat e gjakut tashmë ekzistojnë dhe bëhet fjalë për "markerët e tumoreve". Ata gjejnë proteina të caktuara, të cilat gjenden në përqindje të madhe te personat që vuajnë nga kanceri. Për fat të keq, ata pak a shumë nuk janë specifikë. Për shembull, nëse dikush vuan nga kanceri i vezoreve, rritet proteina "CA-125". Mirëpo, niveli i lartë i këtij llojit të proteinës nuk do të thotë se dikush ka këtë kancer. Mund të bëhet fjalë për tumor beninj. 

(Kosova Sot)