Gjashtë superushqimet që ju ndihmojnë të humbni në peshë

  • 21 February 2018 - 10:51
Gjashtë superushqimet që ju ndihmojnë të humbni në peshë

Nutricistët pohojnë se, duke konsumua ushqime të caktuara, mund t’i luftoni sulmet e urisë dhe të humbni në peshë. Revista “Femail” ka pyetur dy ekspertët më të mirë në Londër, për superushqimet që ju ndihmojnë të humbni në peshë dhe të mbeteni të ngopur,transmeton gazeta Kosova Sot.

Salmoni

Nëse e konsumoni salmonin do të jeni të ngopur për kohë më të gjatë,duke mos ju shtyrë të hani midis shujtave, thotë nutricistja nga Londra,  Shona Wilkinson. 'Salmoni është i shkëlqyeshëm që të ndihmojë me menaxhimin e peshës. Është peshk i yndyrshëm dhe i mbushur me aminoacidet omega 3', shpjegon ajo.

Image

 

 Brokoli

Brokoli jo vetëm se ka pak kalori, por posedon kemikate  që kanë aftësinë e thyerjes së yndyrave në trup, sipas Shona-s. 'Brokoli është zgjedhje e duhur për të ndihmuar në humbjen në peshë, për faktin se posedon pak kalori. Posedon edhe fibra dhe ujë – që ndihmon në ngopje pa kalori”.Vaji i kokosit

Përdoreni si vaj vajin e kokosit, të cilin trupi juaj e përdor si derivat, thotë Lily. 'Vaji i kokosit është i pajisur me yndyra unike të quajtura trigliceride të zinxhirit të mesëm, për të cilat është dëshmuar se forcon metabolizmin. Nga trupi këto yndyra përdoren si derivate, e nuk do të grumbullohen në yndyra”.

 

Image

 

Grejpfruti

Grejpfruti është një tjetër superushqim që ju ndihmon të humbni në peshë, thotë Lily. 'Grepfruti është një superushqim i bukur që ndihmon në heqjen e kilogramëve shtesë. 'Është treguar se e tkurr oreksin si dhe ul grumbullimin e yndyrave”.

Image

 

 Specat pikantë

Specat pikant e përshpejtojnë metabolizmin tuaj, duke e bërë më të lehtë të humbni në peshë, thotë Shona. 'Specat pikantë ndihmojnë në humbjen në peshë, falë substancës që e posedojnë të quajtur kapsiacinë. 'Një nga vetitë shëruese të kapsiacinës është se ndihmon në konvertimin e ushqimit në energji, që ndihmon në përshpejtimin e humbjes së yndyrës në abdomen”.

Image

 Mjedrat

Mjedrat, sipas Lily-it, janë një frutë që duhet zgjedhur për të humbur në peshë, pasi posedojnë pak sheqer. Ajo thotë: 'Mjedrat në mënyrë ekstreme posedojnë pak sheqer, por edhe më tutje janë të shijshme. Sheqeri stimulon insulinën, derisa sheqeri në mjedra është zgjedhja e përsosur për humbjen në peshë”.

Image

 

 

(Kosova Sot)