BADEMI DHE ÇOKOLLATA E ZEZË KUNDËR KOLESTEROLIT

  • 21 February 2018 - 13:02
BADEMI DHE ÇOKOLLATA E ZEZË KUNDËR KOLESTEROLIT

Personat me mbipeshë që rregullisht konsumojnë badem dhe çokollatë të zezë kanë përqendrim më të ulët të kolesterolit në gjak, sugjeron studimi i bërë në Amerikë, te "Penn State University". Rezultaet e reja janë marrë duke përcjellë 31 persona me mbipeshë për rreth katër muaj. Ishte dëshmuar se si shtimi i bademit në ushqimin e përditshëm sjell deri në ulje të kolesterolit të keq deri më 7 për qind. Kombinimi i bademit me çokollatë të zezë dhe me përqindje të lartë me kakao po ashtu ka efekt pozitiv në përqendrimin e kolesterolit në përgjithësi, shkruhet te revista "Journal of the American Heart Association". 

(Kosova Sot)