KËTO USHQIME HANI SA TË DONI, NUK JU TRASHIN

  • 24 February 2018 - 08:20
KËTO USHQIME HANI SA TË DONI, NUK JU TRASHIN

Dihet se ekzistojnë ushqime pa kalori, por nutricistja amerikane dr. Lisa Jang kujton në ushqimet që mund t'i hani në sasi të mëdha, pa pasur frikë nga mbipesha

 

Image

 

SELINO

Pothuajse 95 për qind e selinos përbëhet nga uji, e njëkohësisht është e pasur me kalium, fibra dhe vitamina K. Porcioni përmban 6 kalori. Më së miri ta hani të papërpunuar, e duhet pasur në mendje që edhe pas 5-7 ditë në frigorifer nuk humb antioksiduesit.

Image

 

SPECAT

Njihen për sasi të madhe me likopen, që ndikon në uljen e kolesterolit dhe shtypjes së gjakut, e pigmentet e kuqe nga specat janë antioksidues i fortë që ul rrezikun nga sëmundjet e ndryshme. Më së miri t'i konsumoni të freskët, janë plot me vitamina A, C dhe B2, përmbajnë fibra dhe kalium.

Image

 

BROKOLI

Brokoli është perime shumë ushqyese kur konsumohet i papërpunuar apo i zier në avull. Përmban sulforafan, që ndiko kundër kancerit derisa në zorrë shton përqendrimin e enzimave. Përmban vitamina A, C, E e K, derisa një porcion ofron 20 për qind të sasisë ditore me fibra.

Image

 

MANAFERRAT

Sikurse edhe frutat e tjera të malit, manaferrat janë përplot me vitamina C dhe bioflavonoide, që ndikojnë si antioksidues të fortë. Shtojnë absorbimin e vitaminave C dhe ndihmojnë në ruajtjen e kolagjenit, që është i mirë për lëkurën. Një porcion përmban vetëm 62 kalori.

Image

 

PORTOKAJTË

Kur përmendet kjo pemë të gjithëve në mend ju bien vitaminat C, por kjo agrume ka edhe shumë përbërës të tjerë të dobishëm. Pos vitaminave C, janë të pasura edhe me vitamina B1, B9 dhe A, si dhe kalium, kalcium dhe fibra. Ndikojnë kundër kancerit.

Image

 

DREDHËZAT

Në një porcion me dredhëza hasim shumë vitamina C, madje më shumë se sa në portokaj. Mjafton porcioni prej 150 gr për t'i kënaqur doza e vitaminave C. Janë përplot me polifenole, lloj i antioksiduesit. Përmbajnë edhe kalium e fibra, janë të pasura me ujë (90 për qind) të varfra me sheqer dhe celulozë.  

(Kosova Sot)