3 ditët e detoksit që do t’ju lehtësojnë ardhjen e pranverës

  • 24 February 2018 - 11:10
3 ditët e detoksit që do t’ju lehtësojnë ardhjen e pranverës

Pranvera vjen më shpejt nga ç’pandehni! Që të mos përjetoni edhe këtë vit, si të gjitha vitet e shkuara traumat e ndryshimit të gjakut, që shpesh pasqyrohen edhe në luhatjet e humorit, nisni me pastrimet që tani…

Edhe vera ka për të qenë më e thjeshtë. Këtë dietë tri ditore mund ta bëni 1 herë në muaj, deri në qershor…baza është supa, por nuk mungojnë as frutat! 

Dita e parë: Krem me bishtajore ku përfshihen thjerrëzat, bizelet, fasulet…shtoni pak xhenxhefil, erëzat që pëlqeni dhe vaj ulliri. Hani edhe në drekë, edhe në darkë nga e njëjta supë. Mund të përdorni lëngje të shtrydhura për darkë dhe mëngjes.

Dita e dytë: Hani krem qiqrash dhe krem kungulli! Shtoni farat e pjekura të kungullit dhe mos harroni limonin dhe xhenxhefilin! Për sallatë sugjerohet finoku i grirë me lëng portokalli.

Dita e tretë: Përgatisni krem perimesh të çdo lloji. Mund të shtoni në to kinoa. Nëse doni, perimet mund t’i hani edhe të ziera në kubikë, pa i kaluar në frulator. Shoqërojini me sallatë perimesh sipas dëshirës dhe lëng portokalli!

(Kosova Sot)