Çfarë ndodh me organizmin nëse hiqni mishin nga menyja?

  • 25 February 2018 - 11:53
Çfarë ndodh me organizmin nëse hiqni mishin nga menyja?

Kur flitet për vendimet që merren për Vitin e Ri, njerëzit heqin dorë nga gjëra të ndryshme, por nëse mendoni ta kaloni një fundjavë pa alkool apo çokollatë, mendoni ta hiqni nga menyja - mishin. Ja arsyet HUMBJA NË PESHË Një person mesatar mundet të humbë rreth pesë kilogramë nëse heq dorë nga mishi, theksojnë ekspertët nga Uashingtoni. Ata kanë ardhur në përfundim se ushqimi i bazuar në pemë dhe perime, pa mish, mundet të ndikojë në humbjen në peshë.

MË PAK RREZIKOHENI NGA SËMUNDJET E ZEMRËS Nëse ndaloni së konsumuari mishin, mund ta ulni nivelin e kolesterolin në gjak dhe shtypjen e lartë të gjakut, duke e mbrojtur zemrën.

MË PAK RREZIKOHENI NGA DIABETI Një studim ka gjetur fakte se njerëzit që çdo javë kanë konsumuar mish për 29 për qind ishin më të rrezikuar nga diabeti, në krahasim me ata që nuk e kanë konsumuar. Ata që kanë konsumuar mishin e përpunuar, ky rrezik nga diabeti shtohej në 38 për qind.

MË PAK RREZIKOHENI NGA KANCERI Organizata botërore e shkencë- tarëve prodhimet e mishit të përpunuar i ka klasifikuar si kancerogjene, që do të thotë se janë në të njëjtën kategori sikurse edhe cigaret dhe rrezatimet gama

(Kosova Sot)