Doni të dobësoheni? Kjo është metoda perfekte

  • 25 February 2018 - 15:01
Doni të dobësoheni? Kjo është metoda perfekte

Konsumimi i ushqimit me sytë e lidhur ju bën të hani më pak dhe të ngopeni më shpejt. Ky është përfundimi në të cilin është arritur nga një studim i kryer në Universitetin e Konstanzës në Gjermani.
Britta Renner, psikologe dhe udhëheqëse e këtij studimi shpjegon se personat që ushqehen me sy të mbyllur ndihen më shpejt të ngopur se ata që e shikojnë atë. Kjo pasi kur e shohim ushqimin tundohemi dhe konsumojmë më shumë edhe pse mund të jemi ngopur.

Sipas psikologëve kjo metodë i ndihmon njerëzit të fokusohen te ushqyerja dhe ta shijojnë atë moment pa bërë gjëra të tjera në të njëjtën kohë.
“Duke mbajtur sytë e mbyllur krijohet ndjesia se ke ngrënë 88% më shumë sesa ke konsumuar në të vërtetë”-thotë Renner.
Po sipas këtij studimi konstatohet se të ushqeheni me sytë e mbyllur ju ndihmon të reduktoni sasinë e ushqimit që hani dhe si rrjedhojë të humbni peshë.
Duke i mbajtur sytë e mbyllur ju e vlerësoni më shumë atë që konsumoni, hani ngadalë, e shijoni më tepër dhe ngopeni shpejt.
Thelbi i këtij studimi nuk është që ju të lidhni sytë sa herë që hani, por ta praktikoni atë si një mënyrë që do ju ndihmojë në edukimin e të ngrënit ngadalë, të konsumoni vetëm ushqimin që hidhni në pjatë, të përqendroheni dhe ta shijoni vaktin tuaj pa bërë gjëra të tjera në njëjtën kohë.

(Kosova Sot)