Nëse ju mundojnë fryrjet e shpeshta në stomak, kujdes, mund të vuani nga kanceri i vezoreve

  • 26 February 2018 - 16:13
Nëse ju mundojnë fryrjet e shpeshta në stomak, kujdes, mund të vuani nga kanceri i vezoreve

Fryrja në stomak mund të jetë si pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit të njelmët, "atyre ditëve" të muajit, por edhe te kanceri i vezoreve. Femrat këtë simptomë të kancerit të vezoreve shpeshherë e përziejnë me fryrjen në stomak. Rreth dy të tretat e femrave nuk do të shkojnë te mjeku nëse kanë telashe me fryrjen e shpeshtë, ka treguar qendra e studimit britanik e kancerit të vezoreve. Gjysma e femrave do ta ndryshonte ushqimin në tentim të pakësimit të fryrjeve në stomak, në vend se të shkojnë te mjeku dhe të marrin terapinë e duhur. Fryrja mund të jetë simptomë e kancerit të vezoreve që në fazë të hershme mund të kalojë pa u diagnostikuar, sepse nuk i kushtohet vëmendje e duhur një gjendje si kjo. Ky është një problem i madh, sepse te dy të tretat e femrave që u ishte diagnostikuar kanceri i vezoreve nuk ishin lajmëruar te mjeku derisa kanceri ju ishte shpërndarë dhe ishte shumë e vështirë për ta shëruar më pas. Femrat nuk do të duhej të rrezikonin jetën e tyre si pasojë e mosshkuarjes te mjeku, duke menduar se fryrja në stomak mund të jetë vetëm si pasojë e ushqimit apo një çrregullimi më pak të rrezikshëm.

(Kosova Sot)