5 RECETA PËR HUMBJE NË PESHË ME HUDHËR

  • 27 February 2018 - 08:18
5 RECETA PËR HUMBJE NË PESHË ME HUDHËR

Nëse ende nuk e keni provuar hudhrën për të humbur në peshë,përgatitni disa nga këto receta për t'i dhënë një nxitje metabolizmit

Image

 

HUDHËR DHE VAJ ULLIRI 

Përzierja e hudhrës së papërpunuar me vaj ulliri është një tretman antik për humbje në peshë që përshpejton punën e metabolizmit në mënyrë që të shkrini më shumë kalori. 

Përbërësit:

1 thelb hudhër të papërpunuar, 

1 lugë vaj ulliri (16 g). 

Përgatitja: Shtypni një hudhër të papërpunuar dhe përzieni me një lugë vaj ulliri. Mënyra e konsumimit: E merrni këtë ilaç për çdo ditë në stomak të thatë. 

Image

 

HUDHËR DHE QEPË 

Një qaj i përgatitur me hudhër dhe qepë është një diuretik natyral, që përmban antioksidues dhe ka efekt kundër inflamacioneve. Përqendrimi i sulfurit redukton absorbimin e lipoideve në zorrë dhe promovon heqjen e indeve të dhjamit. 

Përbërësit: 

2 gotë ujë (500 ml), 

1 thelb hudhër të papërpunuar, 

½ e qepës.

Përgatitja: Valojeni ujin dhe ia shtoni hudhrën dhe qepën. I lini të qëndrojnë për 10 deri 15 minuta. Përzieni lëngun dhe e ruani. Mënyra e konsumimit: Pijini një gotë çaj si ky në stomak të thatë dhe përsëriteni edhe pasdite. Përsëriteni për çdo ditë për 2-3 javë rresht.

Image

 

HUDHËR DHE LIMON

Kur kombinoni vetitë shëruese të hudhrës me lëng limoni do të keni një pije kundër inflamacioneve dhe detoksuese që është ideal për të eliminuar mbetjet. Të dy përbërësit janë të mbushur me antioksidues, aminoacide që lehtësojnë humbjen në peshë. 

Përbërësit: 

1 gotë ujë (250 ml), 

1 thelb hudhër e papërpunuar, 

Lëngun nga gjysmë limoni. 

Përgatitja: Valojeni ujin dhe ia shtoni thelbin e hudhrës, preferohet e shtypur. E lini të qëndrojë për 10 minuta, përzieni lëngun dhe shtoni lëngun e limonit. Mënyra e konsumimit: Pijeni një gotë çaj si ky në stomak të thatë për së paku 3 herë në javë. 

Image

 

KAROTË, HUDHËR DHE LËNG PORTOKALLI 

Lëngu nga karota, hudhra dhe portokalli është një pije që pastron, që ndihmon në eliminimin e helmeve që janë në gjakrrjedhje duke promovuar humbje në peshë dhe reduktoni rrezikun nga sëmundjet. 

Përbërësit:

2 karota, 

Lëngun nga 2 portokaj, 

1 thelb hudhër, 

½ e gotës ujë (125 ml). 

Përgatitja: Qëroni dhe copëtoni karotat, dhe shtrydhni lëngun e portokallit. Shtoni përbërësit në blender bashkë me hudhrën dhe ujin. Procedoni derisa të zbutet dhe e shërbeni menjëherë. Mënyra e konsumimit: Pijeni lëngun në stomak të thatë për dy deri tre herë në javë. 

Image

 

HUDHËR DHE KANELLË 

Kjo pije e bërë me hudhër dhe kanellë është bërë shumë popullore për të humbur në peshë falë nutrienteve që stimulojnë metabolizmin dhe reduktojnë ndërtimin e dhjamit. 

Përbërësit:

1 thelb hudhër,

1/2 e lugës kanellë të bluar (2 g), 

1 gotë ujë (250 ml). 

Përgatitja: Valojeni ujin dhe ia shtoni kanellën dhe hudhrën. E lini të qëndrojë në temperaturë të dhomës dhe e përzieni lëngun. Mënyra e konsumimit: E pini në stomak të thatë për çdo ditë, së paku tre herë në javë. 

(Kosova Sot)