Një gotë alkool rrezikon zorrët dhe vezoret - Shëndetësia - Kosova Sot
Një gotë alkool rrezikon zorrët dhe vezoret

Një gotë alkool rrezikon zorrët dhe vezoret

Me konsumimin mesatar të alkoolit prej dy pijeve në ditë, te personat e rritur nga 28 vende të Bashkimit Evropian ishin vërejtur se ata ishin për 21 për qind më të rrezikuar nga kanceri në zorrë të trashë dhe kancerin në vezore, tregon studimi dhe raporti i fundit. Në fakt, më shumë se një e pesta e banorëve nga Evropa, nga mosha 15 vjeçe dhe më lart së paku. Pesë lloje të kancerit më të shpeshtë të sistemit tretës në botë janë kanceri në zorrë të trashë, ai i vezoreve, kanceri i pankreasit, kanceri i mëlçisë dhe ai i lukthit, e që janë përgjegjës për më shumë se tre e më shumë milion njerëz çdo vit, derisa njëherësh kjo edhe është një e treta e vdekjeve të të gjitha llojeve. Pritet që në Bashkimin Evropian deri më 2030 numri të rritet në tetë milion. Për fat të keq, 9 nga 10 persona që jetojnë në Evropë nuk janë të vetëdijshëm nga konsumimi i alkoolit dhe rrezikut të kancerit në sistemin tretës, megjithëse 30 për qind e rasteve të vdekjeve nga sëmundjet e traktit gastrointestinal ju përshkruhen alkoolin.  

(Kosova Sot)

12 orë e 49 minuta më parë
15/12/18