Edhe një arsye të mos anashkaloni kafjallin

  • 27 February 2018 - 13:37
Edhe një arsye të mos anashkaloni kafjallin

Hulumtimi më i ri sjell edhe një arsye tjetër të mirë që të mos anashkaloni kafjallin. Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se si kafjalli mund të ndikojë në humbjen e kilogramëve shtesë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë kafjallin kanë kontroll më të mirë të sheqerit në gjak në krahasim me ata persona që anashkalojnë shujtën e mëngjesit. Për nevojat e hulumtimit më të ri, shkencëtarët kanë vëzhguar efektin e konsumimit të përditshëm të kafjallit në krahasim me agjërimin në mëngjes. Në Universitetin e Britanisë së Madhe, ku edhe ishte bërë studimi, pjesëmarrësit në anketë, nga mosha 21 dhe 60 vjeçe, ishin ndarë në dy grupe: ai që konsumon kafjallin dhe ai që nuk e konsumon. Grupi i të anketuarve që kishin anashkaluar kafjallin nuk kishte konsumuar kaloritë deri në ora 12, ndërsa grupi tjetër kishte konsumuar 700 kalori para orës 11. Tek personat që kishin konsumuar kafjallin, nuk ishte vërejtur dëshira për ushqime të grimcuara dhe porcioneve të tjera gjatë gjithë ditës. 

(Kosova Sot)