Ja si ju zbukuron jogurti, nga koka e deri te thembrat

  • 28 February 2018 - 15:47
Ja si ju zbukuron jogurti, nga koka e deri te thembrat

Të gjithë ne e dimë se jogurti ndihmon te djegiet, por mund të ndihmojë edhe në shkëlqimin e flokëve, lëkurës, e madje edhe të dhëmbëve.

Për flokë të bukur dhe të trashë

Studimet kanë treguar se si jogurti ndihmon në qetësimin e rrënjës së thatë të flokut dhe nxit rritjen e flokëve.  Pas shpëlarjes nga shamponi, vendosni jogurt të zakonshëm në flokë, e lini 5 minuta dhe e shpëlani, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Zbardhja e dhëmbëve

Adhuruesit e jogurtit do t’i gëzojë fakti se jogurti në mënyrë natyrale mund t’i zbardh dhëmbët. Për çdo ditë vendosni pak jogurt në dhëmbë, prisni disa minuta, e më pas i shpëlani me ujë. Rezultatet e para do t’i vëreni pas disa javësh.

Piling për lëkurë më të bukur

Përzieni 4 lugë të mëdha me një lugë sheqer dhe me këtë masë e lyeni trupin dhe e lini të thahet. Pilingu do të largojë qelizat e vdekura, por edhe do ta hidratojë dhe do të zbutë lëkurën.  

Maskë kundër plakjes

Përziej një lugë jogurt me një lugë mjaltë, me një lugë lëng limoni dhe e vendosni në fytyrë. Prisni 10 minuta dhe më pas e shpëlani. Përsëriteni një herë në javë.

Krem për duar të buta

Përzieni 2 lugë jogurt me  1 lugë mjaltë dhe atë maskë e aplikoni në duar dhe thonj. Nëse keni doreza plastike, vendosini sipër, sepse ka efekt më të fortë. Pas 15 minutash shpëlani duart dhe vendosni krem të thjeshtë hidratimi.

(Kosova Sot)