Largimi i gurëve në veshka,recetë... - Shëndetësia - Kosova Sot
Largimi i gurëve në veshka,recetë...

Largimi i gurëve në veshka,recetë...

Gurët në veshka shpesh janë një shqetësim, i cili në një mënyrë pao në një tjetër kërkon patjetër kujdes mjeksorë. Ka mënyra të ndryshme për të qënduar sa më larg këtij problemi pa pasur nevojën e mjeksisë vetëm përmes produkteve natyrale.

Një recetë e mjekësisë popullore me të vërtetë e mrekullueshme është mjaftë efektive në pastrimin e veshkave, sekrecionet e mukusit, rërën dhe gurët e vegjël.

Recetë për heqjen e gurëve nga veshka: është e përbërë nga 1 filxhan (200 g) të mbushur me mel e e shpërlani me ujë të ngrohtë. Hidhni melin në një kavanoz më të madh (3 litër) dhe mbushni 2/3 e kavanozit me ujë të nxehtë të vluar. Mbylleni kapakun, tundeni mirë, e mbështillni në diçka të ngrohtë dhe lëreni të qëndrojë brenda natës.

Në mëngjes, tundeni përsëri. Ju do të vini re një lëng të bardhë të errët në kavanoz. Ky lëng mund të konsumohet gjatë gjithë ditës pa kufizim, në çfarëdo sasie, në çdo kohë. Mos e hidhni melin. Gatuani me të qull të shëndetshëm që mund ta hani për mëngjes. (1 filxhan mel, 3 gota ujë, zihet për 15 minuta).

Këtë recetë ju do e përsërisni prej 10-15 ditë. Rezultati: Pas 10-15 ditësh guri do të shkrihet dhe do të dalë me urinë, kurse veshkat do të jenë të pastruar nga rëra, gurët dhe mukusi. Në këtë mënyrë eliminoni inflamacion, ripërtërihen indet e veshkave dhe organet e traktit urinar.

Ndërkohë mund ta përdorni dhe të përzier me lëng limoni dhe vaj ulliri, e cila përdoret për pastrimin e mëlçisë gjithashtu inkurajon dekompozimin e gurëve në fshikëz dhe në veshka.

(Kosova Sot)

23 orë e 45 minuta më parë
19/12/18