Hiqni qafe të thatin në lukth, inflamacionin e zorrës qorre dhe të zorrës së trashë për një ditë

  • 01 March 2018 - 08:25
Hiqni qafe të thatin në lukth, inflamacionin e zorrës qorre dhe të zorrës së trashë për një ditë

Shumë njerëz vuajnë nga dhimbje të shumta në stomak, e shërimi është i shtrenjtë dhe nuk jep rezultat. Kështu që pse të mos provoni recetat natyrale. Në 1999, në një revistë është botuar një shkrim "Hipokrati i harruar dhe shërimi me bimë", ku ishte shkruar receta për shërimin e dizenterisë, diarresë, kolerës, inflamacionit të zorrës qorre

MËNYRA E PËRGATITJES:

Sasia e lëvoreve të shegës dhe ujit të vluar është 1 : 20. Në ujin e ngrohur apo në gotë shtoni 10- 12 gr lëvore të thata të shegës dhe i përzieni me 200 ml ujë të vluar dhe i mbuloni. I lini të qëndrojnë për 25-30 minuta. Më pas mund ta pini. Lëvoret mos i hidhni, por i lini brenda. Pas kësaj fillon shërimi. Për shërimin e dizenterisë, diarresë, tifos, kolerës, inflamacionit të zorrës qorre, për vetëm pesë orë, ilaçin duhet ta konsumoni në këtë mënyrë: Pasi të ketë qëndruar 25-30 minuta, duhet të pini gjysmë gote. Mos e kulloni. E mbuloni përsëri. Nëse pas 10 minutave ndjeni lehtësim dhe jeni më mirë, do të thotë se në pyetje është diarre e zakonshme dhe shërimi ka përfunduar. Nëse pas 10 minutave nuk ndjeni lehtësim, do të thotë se vuani nga dizenteria, diarreja ose tifoja. Duhet të rrini në shtëpi dhe pas tri orëve ta pini pjesën e mbetur. Procesi i shërimit vazhdon në tri orët në vijim, e shërimi mbaron pesë orë nga fillimi i tretmanit. Për shërimin e të thatit në lukth për shtatë ditë, të thatin në zorrë, kolitisin (inflamacionin në zorrë të trashë), lëvoret e thara të shegës t'i konsumoni në këtë mënyrë: Pasi të kenë qëndruar 25-30 minuta mund ta pini. Gjatë ditës ta pini gjysmën (90-100 ml) me katër herë, në porcione të barabarta në periudhë kohore të barabartë në mes, nga 20-25 ml. Filloni me konsumimi herë në mëngjes në lukth të thatë, e dozën e fundit, të katërtën, para gjumit. Mos e konsumoni çdo ditë, por çdo të dytën. Gjatë shërimit, ndalohet rreptësisht alkooli.

(Kosova Sot)