Dieta më ndryshe: Për dy javë, gjashtë kilogramë më pak

  • 01 March 2018 - 12:50
Dieta më ndryshe: Për dy javë, gjashtë kilogramë më pak

Të gjithë ata që dëshirojnë të humbasin në peshë, e dinë sa të vështira janë regjimet e ushqimeve. Por, nëse jeni adhurues të kungullit, kjo është dieta e duhur për ju. Për dy javë mund të humbni deri në gjashtë kilogramë, transmeton gazeta Kosova Sot.

DITA E PARË

Kafjalli: Hani kungull të pjekur me karota dhe me lëng limoni. Mund të përgatisni edhe qull kungulli me drithëra shtesë. Dreka: Supë me perime me kungull (mund të shtoni speca, karota, qepë, pak patatet, perime me gjethe të gjelbra dhe vaj bimor). Darka: Kungull të pjekur.

DITA E DYTË

Kafjalli: Sallata nga kungulli, bollgur. Dreka: Kungull me pak pure të patateve, supë me perime. Darka: Pemë sipas dëshirës.

DITA E TRETË

Kafjalli: Qull kungulli, sallatë me perime. Dreka: Supë me perime (pa patate). Darka: Dy rriska bukë të thekur dhe sallatë kungulli me ananas.

DITA E KATËRT

Kafjalli: Qull kungulli, sallatë me perime. Dreka: Supë me perime dhe spec të ëmbël. Darka: Kungull, prime dhe kërpudha.

DITA E PESTË

Përsëri filloni nga dita e parë

(Kosova Sot)