Pijet ideale për një kujtesë më të mirë

  • 02 March 2018 - 13:33
Pijet ideale për një kujtesë më të mirë

Pijet janë një produkt i shëndetshëm në organizmin tonë, shpesh ne kemi dëgjuar se të përdorësh sa më shumë pijeështë mënyra më e mirë për të pasur një shëndet të mirë. 
Një rol të rëndësishëm në organizmin tonë kanë sidomospijet të cilat lidhen me prejardhjen e tyre bio, disa nga këto pije janë;
Kafja
Kafeina si përbërës kryesor i saj mund ta përmirësojë kujtesën, një filxhan ose dy maksimum tre në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundja e Alzhajmerit, diabetit dhe sëmundjet e zemrës.
Lëngu nga panxhari, është shumë ushqyes një gotë lëng panxhari në ditë e ruan shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe e përmirëson qarkullimin. Panxhari në mënyrë drastike mund ta zvogëlon tensionin e lartë të gjakut si dhe të zmadhojë qarkullimin e gjakut në tru. 
Çaji 
Është e vërtetuar se teina e cila gjendet në çajin e zi, gjelbër ose të bardhë e stimulon trurin dhe në atë mënyrë e zmadhon aftësinë për të mbajtur mend më shumë, e forcojnë koncentrimin, motivimin dhe durimin.
Lëngu i mollës
Molla gjithmonë është e njohur si frutë i shëndetshëm por dhe është e vërtetuar se ndihmon edhe për një kujtesë më të mirë. Lëngu i mollës e zmadhon prodhimin e neurotransmetuesve themelore në tru, që rezulton me memorie më të mirë.

(Kosova Sot)