Shpiket një çokollatë kundër rrudhave

  • 02 March 2018 - 13:36
Shpiket një çokollatë kundër rrudhave

Të gjitha femrat të cilat janë të pakënaqura me produktet kozmetike dhe trajtimet e ndryshme për heqjen e rrudhave, tashmë me anë të konsumimit të çokollatës, lëkura do të ripërtërihet.

Shpikja e radhës është një çokollatë e cila është një ilaç i vërtetë kundër rrudhave. Ajo ende nuk ka dalë në treg, e ndërsa çmimi ende nuk është bërë i ditur, por rezultatet kanë qëne të shkëlqyera tek grupmosha 50-60 vjeç.

Një përbërës i gjendur në të, ndikon në rritjen e nivelit të antioksidantëve dhe përmirëson qarkullimin duke parandaluar shfaqjen e shenjave të moshës. Duke i'u referuar shkencëtarëve, vetëm një pllakë prej 7.5 gr, ka të njëjtin nivel antioksidantësh me salmonin e Alaskës dhe të njëjtin nivel të polifenoleve të kakaos që gjenden në 100 gr çokollatë të zezë, të cilat luftojnë radikalet e lira.

Testet kanë treguar se vullnetarët që e konsumuan këtë çokollatë çdo ditë për katër javë, patën një përmirësim të furnizimit të lëkurës me gjak. Dr.Ivan Petyaev që është edhe shpikësi i kësaj çokollate, është shprehur se ka përdorur të njëjtin antioksidant që i mban peshqit e kuq dhe flamingot rozë. Produkti i cili do të quhet "Cambridge Beauty Chocolate", do të hidhet në treg muajin e ardhshëm, pasi të prezantohet në një samit në Londër.

(Kosova Sot)