Kujdes çfarë hani! Këto ushqime vetëm ju bëjnë më të uritur - Shëndetësia - Kosova Sot
Kujdes çfarë hani! Këto ushqime vetëm ju bëjnë më të uritur

Kujdes çfarë hani! Këto ushqime vetëm ju bëjnë më të uritur

Kur jemi të uritur, shpeshherë për ushqimin që e kemi më afër. Nëse nuk gatuani në shtëpi, porosisni ushqim të shpejtë, e edhe pse e shijshme vetëm ju bën më të uritur.

Makaronat: Makaronat duhet zier më ashpër, sepse atëherë kanë indeks më të ulët glikemik, përkatësisht pas tyre njeriu ndihet më i ngopur. Nuk përmbajnë fibra që mund t'ju ushqejnë dhe sa më shumë të hani, aq më shumë dëshironi.

Ushqimi i shpejtë. Ushqimi i njelmët dhe i yndyrshëm krijon ndjenjën e qetësisë dhe kënaqë- sisë. Por, ky efekt nuk zgjat shumë dhe shpejt kthehen gjërat me të vjetrën. Kur të ndihemi mirë, e teprojmë me ushqim, trashemi. Kjo sepse ka shumë kalori të zbrazëta dhe shije artificiale.

Lëngjet e pemëve: Lëngjet e pastra të pemëve u jepen njerëzve që u ka rënë sheqeri, pra bëhet fjalë për ushqimin nga i cili sheqeri shpejt absorbohet, që do të thotë se pas pak kohësh përsëri do të kemi uri.

Pijet e gazuara: Nëse për çdo ditë pini një kënaçe me kola dhe hani ushqim, brenda vitit do të shtoni rreth 7 kilogramë. Ëmbëltuesit artificialë në trupin tuaj krijojnë ndjenjën e të qenit të uritur, prandaj duhet t'i shmangni.

(Kosova Sot)

19 orë e 24 minuta më parë
12/12/18