Mbani këtë orar dhe kilogramët vetë shkrihen

  • 04 March 2018 - 11:54
Mbani këtë orar dhe kilogramët vetë shkrihen

Ushqimi i konsumuar me orar të saktë, shujtat e ekuilibruara, zamrat e shëndetshme, e përbëjnë bazën e planit nëse dëshironi të humbni në peshë.,raporton Gazeta Kosova Sot 

KAFJALLI: PREJ ORËS 6 - DERI MË 9.45 Megjithëse shkencëtarët janë në dy mendje rreth kafjallit si shujta më e rëndësishme e ditës, regjistri kombëtar amerikan sugjeron që kafjalli të jetë në të njëjtën orë. Sipas të dhënave të tyre, 80 për qind e njerëzve me sukses humbin në peshë nëse hanë kafjall midis orës 6 dhe 9.45, varësisht nga koha kur zgjohen.

ZAMRA E MËNGJESIT: 2-4 ORË PAS KAFJALLIT Edhe pse ju duket si orar shumë i ngushtë, në këtë periudhë kohore hani së paku një apo dy pemë, në mënyrë që nivelin e energjisë dhe sheqerit ta bëni në nivel të kënaqshëm. E gjithë kjo ndikon në përshpejtimin e metabolizmit.

DREKA: PARA ORËS 15 Në fund të viti 2016, është publikuar studimi te "The American Journal of Clinical Nutrition". Sipas të dhënave të tyre, në anketën e 13.000 personave që ishin në dietë, dreka, më së voni deri në ora 15, ishte aplikuar tek ata njerëz që kishin humbur për 25 për qind më shpejt në peshë.

ZAMRA E PASDITES 2-4 ORË PAS DREKËS Sikurse ajo e mëngjesit, edhe zamra e pasdites mundet të ndikojë thuajse ua ngarkon stomakun, porse ndikon të mos e teproni me ushqim gjatë darkës.

DARKA: PREJ ORËS 17 DERI MË 19 Personat që konsumojnë në këtë orar, konsumojnë rreth 244 kalori më pak. Këtë e kanë vërtetuar hulumtuesit nga universiteti "Brigham Young".

(Kosova Sot)